Kthim te politikat e vjetra, Kerry: Marrëveshja e Parisit nuk mjafton

Kthim te politikat e vjetra, Kerry: Marrëveshja e Parisit nuk mjafton

Tjetër president, tjetër qasje ndaj disa prej çështjeve më të rëndësishme globale. Me kalimin e Shtëpisë së Bardhë nga republikanët te demokratët, rikthehet vëmendja te çështja e klimës.

John Kerry është caktuar nga presidenti i zgjedhur, Joe Biden, për t’u marrë me çështjet mjedisore.

Marrëveshja e Parisit nuk mjafton”, ka thënë ai në deklaratën e parë pasi i është caktuar detyra e re.

Më 1 qershor 2017, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se vendi i tij do të tërhiqet nga çdo angazhim në Marrëveshjen e Parisit 2015 për zbutjen e ndryshimit të klimës dhe do të rinegociojë një marrëveshje "me kushte të drejta për Shtetet e Bashkuara, bizneset, punëtorët e saj, njerëzit e saj, taksapaguesit e saj", ose formojnë një marrëveshje të re. Duke u tërhequr nga marrëveshja, Trump deklaroi se "Marrëveshja e Parisit do të minojë ekonominë amerikane" dhe "i vë SHBA-të në një disavantazh të përhershëm".

Presidenti i zgjedhur Joe Biden, i cili e merr detyrën në janar, ka thënë se do të ribashkohet me paktin global që Shtetet e Bashkuara ndihmuan të arrihej pesë vjet më parë.

Me ekonominë e saj gjigante, SHBA lëshon shumë më tepër dioksid karboni në atmosferë dhe dëmton klimë  shumë më tepër se çdo vend tjetër, përveç Kinës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy