Vuk Jeremiçit i ndalohet hyrja në Kosovë? Çfarë pretendon partia e tij

Vuk Jeremiçit i ndalohet hyrja në Kosovë? Çfarë pretendon partia e tij

Ish-ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç, i është ndaluar hyrja në Kosovë. Të paktën kështu pretendon Partia Popullore e cila drejtohet nga Jeremiç.

Përmes një deklarate Partia Popullore bën me dije se “automjeti i Jeremiçit është ndaluar dhe mbajtur për më shumë se dy orë nga autoritetet kosovare. Jeremiçit i është ndaluar që të udhëtojë në Graçanicë, ku po mbahet Kuvendi i Komitetit Krahinor të Partisë Popullore”.

Ambasadori amerikan Christopher Hill kërkoi nga presidenti Vuçiç që Serbia të sillet me përgjegjësi dhe të përmbahet nga veprimet që mund të rrezikojnë paqen dhe stabilitetin rajonal.

Kujtojmë që sot Lista Serbe vendosi të largohet nga të gjitha institucionet politike në Kosovë. Më herët përmes një mesazhi në rrjetet sociale kryeministri Kurti u bëri thirrje serbëve të Kosovës të mos bien pre e manipulimeve politike.

Ndërkaq, Policia e Kosovës mohoi të ketë dërguar njësi speciale në Veri të vendit, por theksoi se do të merren masa në rast se cenohet siguria e qytetarëve dhe rendi kushtetues i vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy