Nga jashtë duket si një shtëpi me hapësirë të kufizuar, por kjo është përshtypja e gabuar.
Ajo është shembulli se si dizajnuesit mund të bëjnë mrekulli edhe në pak metra katrorë.
Kjo shtëpi është gjithsej 55 m2 dhe gjendet në një cep rruge buzë rrjedhës së një lumi.
Ajo është dizajnuar nga studioja japoneze “Mizuishi Architects Atelier”. Arkitektët e kanë shndërruar hapësirën e kufizuar në një shtëpi komode që i ka të gjitha.



