Bien shifrat e COVID/ 28 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Bien shifrat e COVID/ 28 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit vihet re një rënie e rasteve të reja të infektuara me Covid, si dhe fatmirësisht nuk ëhstë regjistruar asnjë humbje qjkete.

Sipas njoftimit nga në 24 orët e fundit, janë kryer 282 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 28 qytetarë, në këto bashki: 16 në Tiranë, 3 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Lushnje, Përmet, Gramsh, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Durrës, Divjakë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 18 pacientë, si dhe janë shëruar 228 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 323,277 që nga fillimi i epidemisë. Në të gjithë vendin janë 2,215 qytetarë aktivë me Covid19.

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy