Dosja “CEZ-DIA”/ Rusta: Meta në SPAK pa avokat. Nuk përjashtohet mundësia t’i komunikohet akuza (VIDEO)

Dosja “CEZ-DIA”/ Rusta: Meta në SPAK pa avokat. Nuk përjashtohet mundësia t’i komunikohet akuza (VIDEO)

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Meta ka bërë me dije në një prononcim për mediat se është thirrur për çështjen CEZ-DIA. 

Është një telenovelë e cila është gjykuar një dy herë, e cila është rihapur për rastin konkret në dhjetor të vitit 2019 nga një kallëzues i rremë, që është dënuar dy herë nga gjykatat për shpifje dhe është dënuar një herë nga gjykata për dhunë në familje”, tha Meta. 

Gazetari Arsen Rusta në një raportim për MCN Live bën me dije se nuk përjashtohet mundësia që sot Ilir Metës t’i komunikohet akuza.

Nuk përjashtohet mundësia që z.Meta sot t’i komunikohet akuza. Meta është pa praninë e një avokati, është hera e dytë që ai vjen në pak javë. Afro 30 minuta z.Meta ndodhet në SPAK. Është një dosje që ka një vendim gjyqësor. Është një dosje që ka një vendim gjyqësor deri në këto momente. Është Kastriot Ismailaj, ish-administratori i kompanisë së mbledhjes së borxheve nga CEZ-DIA, që është dënuar me 11 vite për mashtrim dhe evazion fiskal, tashmë ka lënë qelinë. Flitet edhe për një status bashkëpunëtori të tij, që kurrë s’është konfirmuar nga Prokuroria e Posaçme. Burimet bëjnë me dije se ky hetim është rihapur pas raportit të komisionit hetimor të dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme disa vite më parë. Një ditë më parë në SPAK ka qenë edhe Ilir Kulla, dhe ish-këshilltari i ministrit të Ekonomisë, Ilir Kulla. Po ashtu 10 ditë më parë ka qenë edhe Dorian Duçka, ish-vartësi i Metës kur ka drejtuar Ministrinë e Ekonomisë. Meta është i pranishëm sot sërish pa një avokat”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy