Sipas aktivistit të Nismës thurja Besjan Pesha, shitblerja e votave vjen si pasojë e mungesës së vizionit nga partitë. Ai ngre shqetësimin se mungon një program nga të gjitha partitë mbi të cilin të bëhen studimet dhe vlerësimet nga ekspertët. Madje ai shton se politikanët flasin vetëm për momentin dhe nuk kanë më ideologji.



