Një shqiptare 38 vjeçe është viktima e një aksidenti në Brescia, Itali. Sipas mediave italiane, gruaja ka qenë këmbësore, kur është goditur nga një automjet që është larguar me shpejtësi.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Merler”, një rrugë që zbret për në qendër të qytetit, në lokalitetin Castello. Gruaja, nënë e pesë fëmijëve, është dërguar në spital, ku ka ndërruar jetë pak orë më vonë.
Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe pas vëzhgimit të kamerave të rrugës ka arritur të identifikojë autorin, të cilin e ka vënë në pranga disa orë pas ngjarjes.



