“Bankers”, Kalemaj: Skemë e madhe korruptive, ka dështuar zinxhiri institucional (VIDEO)

“Bankers”, Kalemaj: Skemë e madhe korruptive, ka dështuar zinxhiri institucional (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se çështja e Bankers është një mega skemë korruptive ku ndër të tjera bëhet fjalë për dështimin e zinxhirit institucional, pagesa të fryra fiktive, mashtrim financiar, përfshirje tëbankave, falsifikim etj.

240 milionë euro i mungojnë arkës së shtetit, një evazion i tmerrshëm fiskal. Pa hyrë ne pjesën e nëndeklarimit, në pjesën e abuzimit të drejtorëve  të ndryshëm të Alb Petrol, pa hyrë në pjesën e përfshirjes së ish zyrtarëve të lartë socialistë që faturojnë me miliona euro. Marrim vesh sot që dhe bankat janë të përfshira. Jo për të tërhequr që duhet të lajmërojmë, po ne si individë të çojmë 1 mijë euro do kërkojë formularin.

E para punës janë para të taksapaguesit që kanë shkuar në drejtim të paditur. E dyta e punës është evazion i madh fiskal që do të shkonte për dyfishimin e pensioneve për të arritur nivelin e Kosovës. Kosova e 320 euro pensionin mesatar, ne e kemi 165 euro. As nuk janë indeksuar për vite me radhë deri kur u dha bonusi elektoral për të marrë vota. Mund të shkonin në sistemin spitalor, arsimor, rritje e pagave. Shqiptarët punon 43.7 orë punë në javë dhe kur vjen puna janë më të keqpaguarit.  

Tek rasti i Bankers bëhen bashkë disa komponentë si dhe tek inceneratorët. Bëhet fjalë për keqadministrimin nga ana e administratës publike, bëhet fjalë për dështimin e zinxhirit institucional. Pagesat e fryra fiktive, mashtrimi financiar, përfshirja e bankave, falsifikimi, përfshirja e ish zyrtarëve të larta, përfshirja e zyrave ligjore, rrogat klienteliste për persona të caktuar që kanë heshtur gjithë këto kohë. Është mega skemë që përfshirë këto elementë të oktapodit. Duhet zbardhur se kjo skemë ndikon tek nafta më e shtrenjtë, e dyta tek cilësia e keqe etj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy