Komisioni i Sigurisë Kombëtare mori në shqyrtim, nen për nen projektligjin “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve". Rekomandime për draftin paraprak dha OSBE, si dhe Avokati i Popullit, për nene të veçanta, siç ishin ato të cilat kishin të bënin me krijimin e institucioneve të ekzekutimeve penale të hapura, ku të dënuarit do të përfitojnë liridalje për punësim dhe lehtësi të tjera. Për këtë deputeti socialist, Paulin Stërkaj kërkoi që nga ndryshimet të përfitonin edhe të dënuarit me mbi 20 vite burg.
Paulin Stërkaj: “Nuk do ia bëjmë një test këtij personit ose asaj persones që e vuan dënimin? Ose që kanë dhënë shenjat e para të rehabilitimit? Unë e quaj të drejtë këtë sugjerim.
“Unë jam plotësisht dakord me logjikën e Paulinit, natyrisht, duke futur Komisionin e Vlerësimit. Se Neritan Dajti nuk rregullohet, jo 30 vjet të rrijë në burg, po 130 vjet.”
“Edhe tani e ka të drejtën që me kërkesën e gjukatës të kërkojë ndryshimin e rrezikshmërisë dhe ai mund të kalojë nga burgu i sigurisë së lartë të kalojë në burg të zakonshëm. Pr ne kemi përcaktuar që është ky komisioni që do ta vlerësojë këtë gjë dhe mbasi të plotësohen kriteret, çdo personi do t’i bëhet vlerësimi nëse ai mund të kalojë apo jo nga siguria e lartë në siguri të zakonshme. Por, duke i kaluar këto shkallë, jo duke kaluar direkt në burgun e hapur.”
Debate pati edhe për përbërjen e Komisionit të Vlerësimit për rrezikshmërinë e të të dënuarve, për të cilat u kërkua që të ketë koordinim nga të dyja institucionet, si ministria e Drejtësisë ashtu edhe Drejtoria e Burgjeve.
“ Ne e konsiderojmë si funksion, tipikisht administrativ. Pra është Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe ky lloj komisioni që është më afërtë dënuarit dhe mund të çmojë më mirë rrezikshmërinë e tij dhe të vlerësojë nëse kërkesa e për uljen ose kalimin në një burg të rrezikshmërisë më të ulët, është apo jo e bazuar."
“Po vuri gjithë komisioni një individ që drejton institucionin, atëherë është krejt “njëri i nënës e tjetri i njerkës”. Se ne 2 milionë shqiptarë jemi këtu, ne dalim kushërinj të gjithë.”
“Nuk jam dakord që në kompetencë të drejtorit të jetë gjithë institucioni. Minimalisht le të ketë një konkordancë midis Ministrisë dhe Drejtorisë së përgjithshme."
Më herët komisioni kishte miratuar në parim edhe nenet e para të projektligjit në fjalë.



