Sulmi i Izraelit në Gaza vret 9 fëmijët e mjekes palestineze

Sulmi i Izraelit në Gaza vret 9 fëmijët e mjekes palestineze

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjekeje palestineze duke vrarë 9 nga 10 fëmijët e saj, sipas spitalit ku ajo punon në qytetin Khan Younis.

Spitali Nasser tha se një nga fëmijët e mjekes Alaa al-Najjar dhe bashkëshorti i saj u plagosën, por i mbijetuan sulmit.

Shtëpia e familjes al-Najjar u godit disa minuta pasi bashkëshorti i mjekes ishte kthyer në shtëpi pasi e kishte çuar gruan e tij në punë me makinë.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se "avioni i tyre goditi një numër të dyshuarish të cilët u identifikuan duke vepruar nga një strukturë ngjitur me trupat e IDF në zonën e Khan Younis".

"Zona e Khan Younis është një zonë e rrezikshme lufte. Përpara se të fillonte operacionet atje, IDF evakuoi civilët nga kjo zonë për sigurinë e tyre", tha ushtria izraelite.

Në një deklaratë të përgjithshme të shtunën, IDF tha se kishte goditur më shumë se 100 objektiva në të gjithë Gazën gjatë ditës së kaluar.

Ministria e shëndetësisë tha se të paktën 74 persona ishin vrarë nga ushtria izraelite gjatë periudhës 24-orëshe deri rreth mesditës së së shtunës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy