Rama: Komisionet hetimore s’ngrihen mbi thashetheme, kaosi në parlament për hallin e Berishës me drejtësinë

Rama: Komisionet hetimore s’ngrihen mbi thashetheme, kaosi në parlament për hallin e Berishës me drejtësinë

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ditën e sotme, u ndal në situatën e krijuar në parlament dhe incidentet e shkaktuara nga opozita me flakadanë.

Kreu i qeverisë deklaroi se komisionet hetimore të kërkuara nga opozita nuk mund të ngrihen mbi thashetheme.

Sipas tij, përveç zhgarravitjes së imazhit të Shqipërisë janë në të drejtën e tyre të bëjnë zgjedhjet e tyre.

Parlamenti ka rregullat e veta, ka edhe kufizimet e veta.

Në kushtet kur rregulloja e Parlamentit përjashton vetëm me dhjetë ditë edhe të një zjarrvënësi, ne nuk na mbetet asgjë tjetër veç se me qetësi dhe durim të presim që drejtësia të bëjë drejtësi.

Kaosi në Kuvend është për hallin e Sali Berishës me drejtësinë e re.

Presim që drejtësia të veprojë me drejtësi mbi ata që pengojnë forcërisht ushtrimin e detyrës të tjetrit.

Nuk ka asgjë për të negociuar. S’mund të hetojnë thashethemet që nxjerrin vetë. Nëse nisesh në parlament me idenë se mazhoranca që do votojë si do ti, nuk ndodh.

Ne nuk kemi ndonjë mekanizëm për të penguar njerëzit që të dalin nga mendtë dhe nëse duan të tregojnë forcën e muskujve, ne nuk jemi në lartësinë e duhur.

Sa i takon votimit të buxhetit në mes të kaosit, ai deklaroi se gatishmëria për të diskutuar është e padiskutueshme dhe se kur shkon në Kuvend për të folur dhe vihesh përballë individësh që duan të tregojnë forcën, zgjodhën që të vijojnë punën.

Në vijim shtoi se nuk e di se kush është opozita në parlament dhe se e ka të vështirë që t'i identifikojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy