
Dy persona me banim në Laç u arrestuan nga policia, ndërsa një tjetër me banim në Kamëz u procedua në gjendje të lirë, pasi kanë goditur me grushte një 28-vjeçar me banim në Vlorë. Ngjarja ndodhi në tragetin e linjës Bari-Durrës. Në njoftim thuhet: “Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit F. U., 30 vjeç dhe B. V., 22 vjeç, të dy banues në Laç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. G., 34 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë kohës që kanë qenë duke udhëtuar me tragetin e linjës Bari-Durrës, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte shtetasin G. F., 28 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.



