Scholz rrëzohet gjatë vrapimit: Tani pres memet tuaja

Scholz rrëzohet gjatë vrapimit: Tani pres memet tuaja

“Mezi pres memet. Faleminderit për urimet e mira: plaga duket më e keqe se sa është!”.

Pas një aksidenti të vogël të shtunën, kancelari gjerman Olaf Scholz, postoi një foto në rrjetet sociale në të cilën shfaqet me një njollë të zezë në sy.

Scholz u detyrua të anulonte angazhimet e tij të fundjavës, pasi ra gjatë vrapimit. Pamjet tregojnë shenja të mavijosjeve dhe gërvishtjeve në fytyrën e tij.

Scholz është një entuziast i vrapimit: "Unë vrapoj dy, tre herë në javë e një orë e gjysmë të dielave", tha ai vite më parë në një intervistë.

Ai ka drejtuar Gjermaninë që nga dhjetori i vitit 2021. Më parë ka qenë ministër i Financave dhe Punës dhe kryetar i Bashkisë së Hamburgut. Në një përshkrim të profilit në faqen e tij të partisë, Scholz thotë se e urrente sportin kur ishte në shkollë, por ndryshoi mendje falë gruas së tij, Britta Ernst. "Sot bëj vrap sa më shpesh të mundem," tha ai. Ndryshe nga vitet e tij të adoleshencës, Scholz tani është një vrapues i pasionuar dhe gjithashtu i pëlqen çiklizmi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy