
Ardian Çapja nuk është një emër i panjohur për drejtësinë në vendin tonë. Ai ka qenë i shoqëruar disa herë në polici për akuza të ndryshme penale. Çapja i ka shpëtuar dy atentateve, një me snajper që ka ndodhur në një vit më parë dhe një me eksploziv, ngjarje e ndodhur në vitin 2017.
55-vjeçari, Çapja ka qenë i arrestuar më parë për vrasje të punonjësve të policisë, e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Ardian Çapja ka qenë edhe subjekt i OFL, ku në formular shkruhej se dyshohej si organizator i një sërë vrasjesh të ndodhura për motive hakmarrjeje. Gjithashtu dyshohet se ai së bashku me të afërm të tij ka kryer vrasje me pagesë, në periudhën 2009-2016.
Në vitin 2016 ai u arrestua së bashku me Florenc Çapjan dhe Bledar Muçën pasi qëlloi me armë ndaj policisë. Por edhe pse gjithçka ishte e dokumentuar me video, Gjykata e shpalli Ardianin të pafajshëm. Ajo ishte hera e parë, që ai u prezantua publikut. Edhe pse me serum në dorë, ai sërish ka bërë çdo gjë që t’u shmangej kamerave. Në një moment Ardian Çapja ka ngritur mbi kokë edhe bluzën e kuqe që mbante veshur, për të mos lënë asnjë gjurmë tijën në rrjet, duke fituar edhe titullin “i heshturi”.
Në atentatin e ndodhur në vit më parë, Ardian Çapja mbeti i plagosur me një plumb në shpatull, ndërsa kjo nuk ishte hera e parë që ndaj tij ishte organizuar një atentat. Personat që organizuan këto atentate vijojnë ende të mos identifikohen nga ana e policisë.
Në dhjetor të vitit 2017, Çapja i shpëtoi breshërisë së automatikut nga persona ende të paidentifikuar që e ruanin prej kohësh dhe tentuan ta eliminonin. Autorët dinin me saktësi orën kur 55-vjeçari hynte dhe dilte nga banesa e tij dhe e qëlluan kur doli tek dera. Çapja dëgjoi të shtënat dhe u rifut me shpejtësi në banesë duke mundur t’i shpëtojë atentatit.
Nuk kaloi shumë kohë dhe në 6 gusht të 2017-ës, në makinën e tij vendosën një bombë. Por mesa duket Çapja ka lindur ‘me këmishë’ dhe ia doli që të shpëtonte edhe kësaj here, pasi bomba nuk arriti të shpërthente. Ndërkohë, në qershor të vitit 2020, Ardian Çapja ra pre e një tjetër atentati. Këtë herë me snajper, por sërish Çapja arriti të shpëtonte duke marrë vetëm një plagë në shpatull.
Autorët ishin vendosur në kodrën përballë banesës ku qëndronte Çapja, një distancë mbi 1000 metra. Edhe pse arma ishte mjaft e sofistikuar, ata nuk kanë mundur ta eliminojnë dot shënjestrën e tyre



