Mjekët e Shkodrës kanë protestuar sërish sot kundër arrestimit të shefit e Kardiologjisë në spitalin e qytetit, Edi Smajlaj.
Ata kanë kërkuar lirimin e Smajlajt, duke e cilësuar vendimin për arrestimin e tij. “Jemi këtu kundër arrestimit. Është e padrejtë. Smajlaj ka dhënë kontributin e tij dhe bëjmë thirrje të lirohet sa më parë. Do vazhdojmë protestat deri në lirimin e tij”, tha Skënder Duka, mjek pediater.
Smajlaj u arrestua pak ditë më parë me akuzën se ka shtruar në spital dhe ka falsifikuar një kartelë mjekësore për Simon Lufin, pedagogun e Universitetit të Shkodrës të arrestuar për korrupsion.
Lufi dhe një koleg tjetër janë arrestuar për marrje ryshfeti në këmbim të notave kaluese në provimet e studentëve.
Lufi është shtruar në Spitalin e Shkodrës dhe Smajlaj i ka bërë një kartelë që ta mbajë aty sikur ka probleme me zemrën, një veprim që dyshohet se ka pasur për qëllim shmangien e burgosjes.



