Meta nis javën me urim për pelegrinët që këtë javë ngjiten në malin e Tomorrit

Meta nis javën me urim për pelegrinët që këtë javë ngjiten në malin e Tomorrit

Presidenti i vendit, Ilir Meta e ka nisur ditën sot me një urim për gjithë besimtarët bektashinj dhe të gjithë shqiptarët, që këtë javë nisin pelegrinazhin e tyre në malin e shenjtë të Tomorrit!

Teksa poston foto nga Vendi i Mirë i Teqesë së vjetër të Ballëm Sulltanit, në Ballenjë të Martaneshit, Meta e quan kete nje “monument unik, jo vetëm besimi e kulturor, por edhe natyror, ju uroj një javë të mbarë, në paqe dhe në harmoni!”.

Postimi i Metës

Mirëmëngjes të dashur miq!
Nga Vendi i Mirë i Teqesë së vjetër të Ballëm Sulltanit, në Ballenjë të Martaneshit, një monument unik, jo vetëm besimi e kulturor, por edhe natyror, ju uroj një javë të mbarë, në paqe dhe në harmoni!
Urimet më mira për besimtarët bektashinj dhe të gjithë shqiptarët, të cilët këtë javë nisin pelegrinazhin e tyre në malin e shenjtë të Tomorrit!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy