Beqa: Nuk ka gjasa që të ndodhë spastrimi etnik i Gazës

Beqa: Nuk ka gjasa që të ndodhë spastrimi etnik i Gazës

Pedagogu Mentor Beqa tha në studion e Zonë e Lirë në MCN Tv se nuk ka gjasa që të ndodhë spastrimi etnik i Gazës.

Po ashtu Beqa duke u shprehur kundër ardhjes së 100 mijë palestinezëve në Shqipëri tha se nëse shteti ynë i pranon, ne bëhemi bashkëpunëtorë në spastrimin etnik të këtij populli.

Korridoreve është folur që mund të ndodhë diçka e tillë. Ka njerëz që flurojnë sa në Tel Aviv, sa në Tiranë që përpiqen të trafikojnë lajme të kësaj natyre. Nëse do ndodhte diçka e tillë është një sipërmarrje e jashtëzakonshme ekonomike. Nuk është vetëm çështje praktike, politike, është dhe çështje ekonomike nga mbrapa dhe ka grupe interesi që duan që kjo gjë të ndodhë.

Jam kundër. Është çështja e spastrimit etnik të një populli, nuk është çështje e një grupimi njerëzish që i ka rënë fatkeqësia.

Lëvizja masive e popullsive, qoftë edhe duke pasur dëshira të mira prapë konsiderohet spastrim etnik sepse qëllimi në fund të fundit është që ai territor të shpopullohet dhe të përdoret nga një vend pushtues, në këtë rast Izraeli. Ne nuk kemi të bëjmë me një grupim njerëzish kemi të bëjmë me një popull i cili është në luftë për të arritur shtetësinë e vet. Në këtë pikëpamje nëse do i merrnin do të bëheshim bashkëpunëtorë në një spastrim etnik të një popullate.

Shumica e izraelitëve nuk janë vetë dakord me këtë gjë, ne e marrim sikur janë të gjithë dakord. Ka një grupim njerëzish të cilët e mbështetin këtë ide. Ideja me shumë gjasë ka ardhur në këtë formë: Ka një grupim që mbështet kolonët izraelitë, të cilët kanë një lob të fuqishëm në SHBA dhe ka njerëz që janë të lidhur me Trump. Para se Trump ta artikulonte këtë ide, ka pasur takim me përfaqësues të këtij grupimi dhe natyrisht ai në emocion e sipër e ka artikuluar këtë ide që me siguri është propozuar nga ata. Ka një kohë të gjatë që ky grupim përpiqet ta spastrojë Gazën, në mënyrë që kolonët izraelitë të vendosen atje. Nuk jam i sigurt nëse ka strategji izraelite për këtë gjë pasi vetëm Netanyahu nuk ka dalë për të mbështetur ose për ta hedhur poshtë.

Nuk ka gjasa të ndodhë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy