Starova: Shqipëria pranë SHBA-ve, rezoluta për Iranin na rreshton qartë kundër politikave të tij

Starova: Shqipëria pranë SHBA-ve, rezoluta për Iranin na rreshton qartë kundër politikave të tij

I ftuar në studion e lajmeve në MCN TV, ish-zv.ministri i Mbrojtjes, Arjan Starova, ka komentuar rezolutën e miratuar një ditë më parë nga Parlamenti shqiptar për Iranin, i cilësuar si një shtet që sponsorizon terrorizmin.

 

Starova theksoi se kjo rezolutë e pozicionon Shqipërinë më qartë në krah të aleatëve perëndimorë, veçanërisht Shteteve të Bashkuara.

 

Mendoj që nuk do thosha jemi të paragjykuar, por shihemi si armiqësorë, sidomos pas rezolutës së fundit të bërë në parlament. Sigurisht kjo na rreshton si vend më fort kundër politikave të bëra nga Irani në tërësi.

 

Sipas tij, Shqipëria është e lidhur ngushtë me aleancën transatlantike dhe në një linjë me politikën amerikane.

 

Besoj se ne jemi të rreshtuar me amerikanët që janë edhe aleatët kryesorë të NATO-s. Vendet e BE kanë një lloj inercie për ruajtjen e asaj që quhet paqe dhe nuk përfshihen direkt në thirrje të caktuara si ajo e Trump lidhur me ngushticën e Hormuzit.

 

Duke folur për rolin e Iranit në rajon dhe më gjerë, ai nënvizoi se Garda Revolucionare mbetet një faktor kyç në mbështetjen e regjimit dhe në zhvillimet gjeopolitike.

 

Ka shumë informacion dhe është e qartë se Garda Revolucionare e Iranit është faktori kryesor që mban regjimin atje dhe ka planet e veta në rajon.

 

Në analizën e tij për konfliktet në Lindjen e Mesme, Starova theksoi se lufta sjell gjithmonë pasoja negative, por nuk e konsideron si gjenocid veprimtarinë e Izraelit në Gaza.

 

Kur jemi në luftë gjithmonë ka efekte anësore, prandaj lufta është gjithnjë e keqe. Nuk mendoj se Netanyahu duhet çuar për gjenocid, pasi nuk është se Izraeli ka synuar të vrasë civilët palestinezë.

 

Në fund, ai renditi katër arsyet kryesore të konfliktit aktual: regjimin iranian, raketat balistike, programin bërthamor dhe mbështetjen ndaj organizatave terroriste.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy