
Edhe në qytete të tjera të vendit, ndërrimi i viteve është pritur me festime dhe fishekzjarre. Sikurse edhe në vitet e mëparshme, shumë emigrant janë rikthyer pranë familjeve të tyre për të festuar këtë natë të vecantë. Ndjekim disa pamje nga festimet, ku shumë banorë nga veriu në jug janë mbledhur kryesisht në sheshet kryesore të qyteteve duke festuar përmes urimeve për një vit të mbarë.



