
Reforma për të drejtën e autorit vijon rrugën drejt miratimit përfundimtar.
Ditën e djeshme, Komisioni i Çështjeve Juridike në Parlamentin Europian i ka hapur dritën jeshile marrëveshjes informale të arritur mes negociatorëve të Këshillit Europian dhe Europarlamentit.
Drafti ka kaluar me 16 vota pro, 9 kundër dhe 0 abstenime. Pasi ka marrë dakordësinë e komisionit, drafti kalon për diskutim në seancën e dytë plenare që mbahet në Strasburg në 25-28 mars.
Më 20 shkurt, përfaqësuesit e 28 shteteve anëtare miratuan direktivën e aprovuar nga tre institucionet kryesore të BE-së.
Presidenca rumune e Bashkimit Europian ka bërë të ditur se drafti ka marrë mbështetje të gjerë, por kundër janë shprehur Italia, Holanda, Polonia, Finlanda dhe Luksemburgu.



