Banorë të njësisë Postribë në Shkodër protestuan sot duke bllokuar rrugën kryesore për disa minuta, për shkak të ndotjes së ujit të pijshëm, që sipas tyre vjen nga një gurore në fshatin Domen.
Korrespondenti i MCN TV raporton se banorët kërkojnë të merren masa për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm, ose në të kundërt protesta e tyre do të përshkallëzohet. Kjo protestë u zhvillua pranë shkollës së mesme “Adem Haxhija” në Postribë.
Banorët u shprehen se disa herë kanë reaguar edhe përmes shkresave dhe denoncimit në organet e drejtësisë, por sipas tyre deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.



