Beckett Cypher, djali i Melissa Etheridge dhe ish-partnerit të saj, Julie Cypher, ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare, ka thënë një përfaqësues i këngëtares për CNN.
Këngëtarja shprehu pikëllimin për të birin me anë të një postimi të ndarë të mërkurën në rrjetet sociale.
“Sot u bashkova me qindra mijëra familje që kanë humbur të dashurit nga varësia ndaj substancave narkotike”, ka shkruar Etheridge në Twitter. “Djali im Beckett, i cili ishte vetëm 21-vjeç, luftoi për të kapërcyer varësinë e tij. Ai do i mungojë shumë atyre që e deshën, familjes dhe miqve të tij. Unë jam mirënjohëse për ata që na ngushëlluan dhe ndiej dashurinë e tyre dhe pikëllimin e sinqertë. Ne luftuam për ta shpëtuar, por në fund e dimë se ai tani është larg dhimbjes”, vazhdoi ndër tjerash Melissa.
Etheridge dhe Cypher, të cilët janë ndarë prej shumë vitesh, ndajnë edhe një vajzë së bashku të quajtur, Bailey.
58-vjeçarja tani është e martuar me aktoren dhe producenten e njohur amerikane, Linda Wallem.



