Bushati: Drejtësi e re, ‘hanxhar’ për opozitën. E pohoi edhe Kongresi Amerikan

Bushati: Drejtësi e re, ‘hanxhar’ për opozitën. E pohoi edhe Kongresi Amerikan

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi arrestin e tij me burg.

Analisti Andi Bushati, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e cilësoi krijimin e drejtësisë së re si një ‘hanxhar’ për opozitën, duke shtuar se kjo ka qenë një pikë e përmendur edhe nga Kongresi Amerikan.

Një nga qëllimet e drejtësisë së re është që të mbahen njerëzit në burg dhe të pengohet pjesëmarrja e tyre në fushatën zgjedhore.

Edhe nëse ata qëndrojnë brenda kornizës ligjore, kjo drejtësi është përdorur si një ‘hanxhar’ politik për opozitën, dhe këtë e ka pohuar edhe Kongresi Amerikan.

Ishin amerikanët që e mbështeten reformën euroatlantike, dhe vet ata e kanë vënë në dyshim se a është kjo një drejtësi reale.

Kongresi Amerikan ka deklaruar se nuk është arritur një drejtësi të pavarur, dhe ky është një problem që duhet marrë seriozisht dhe se edhe Meta nuk përjashtohet nga ky proces dhe mund të jetë i përfshirë në këtë situatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy