I miliardë euro nga BE/ Gjylameti: Energjia, infrastruktura e turizmi sektorët kyç. Më e rëndësishme se shuma, rritja e kapaciteteve (VIDEO)

I miliardë euro nga BE/ Gjylameti: Energjia, infrastruktura e turizmi sektorët kyç. Më e rëndësishme se shuma, rritja e kapaciteteve (VIDEO)

Deputetja e PS Blerina Gjylameti foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi fondin 1 miliardë euro të akorduar nga BE për Shqipërinë, duke u shprehur se sektorët kyç do të jenë energjia, infrastruktura e turizmi.
 Ajo theksoi se do të financohen projekte të rëndësishme si interkonjeksioni, Korridori 8, Autostrada Adriatiko-Joniane si dhe shkëmbimi i mallrave dhe njerëzve. Gjylameti vuri po ashtu në dukje se më e rëndësishme se fondi është rritja e kapaciteteve të Shqipërisë. 

Është një fond i konsiderueshëm që është i mbështetur në 4 shtylla. Së pari lidhet me tregun unik të BE. Do ketë synim në forcimin e tregut unik të BE, së dyti në pjesën e forcimit të integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor, duke synuar tregun e përbashkët, dhe më tutje vazhdojmë me atë që ka të bëjë me përshpejtimin e reformave fondamentale, apo rritja e asistencës financiare për të financuar projekte të rëndësishme si interkonjeksioni, si dhe pjesën e lëvizjen e mallrave dhe njerëzve dhe të forcës së punës. Për të replikuar atë model që është i konsoliduar në BE. Ajo që synohet kryesisht ka të bëjë jo vetëm në lëvizjen e produkteve, lëvizjes së mallrave dhe njerëzve, por edhe te pjesa e pagesave, për të arritur drejt përdorimit të një monedhe të përbashkët te pagesat. Kemi një sërë projekte të rëndësishme si Korridori 8, pjesa e Autostradës Adriatiko-Joniane, dhe një sërë projektesh të rëndësishme që jo vetëm lehtësojnë lëvizjen e mallrave dhe shërbimeve, por shërbejnë edhe si parakusht për integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, edhe në synimet e përshpejtimin e proceseve integruese drejt BE. Tjetër element ka të bëjë me tregun e energjisë, dekarbonizimin e tregjeve të energjisë dhe në tregun digjital. Një nga elementët më të rëndësishëm të integrimit është pjesa dixhitale. 

E pyetur se janë projektet konkrete që kemi paraqitur për thithjen e këtyre fondeve, Gjylameti tha:

Turizmi është një nga sektorët më kontribuues në ekonomi, po ashtu bujqësia dhe tregu i energjisë. Sa i përket projekteve s’do kemi konkurrencë mes vendeve, janë mbështetje direkte. Prioritetet për fondin lidhen qoftë me pjesën e energjisë. Për ta diversifikuar jo vetëm në burimet ujore, por edhe natyrore të prodhimit të energjisë. Ne jemi një rrugë kalimi e cila na shërben shumë nëse arrijmë të thithim të gjitha projektet, në pjesën hekurudhore, sepse jemi rrugë kalimi mes Lindjes dhe Perëndimit. Gjysma e këtij fondi është mbështetje buxhetore e drejtpërdrejtë. Më e rëndësishme se shuma është rritja e kapaciteteve për të thithur fonde. Kemi trajnime të vazhdueshme. Edhe procesi Screening që kapacitetet tona janë duke u rritur që të thithim projekte të rëndësishme”.

Gjylameti tha që nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të fshehtë me PD-në e Rithemelimit lidhur me komisionet hetimore. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy