Fermerët francezë kanë bllokuar Harkun e Triumfit në qendër të Parisit për të shprehur pakënaqësinë e tyre për politikat e reja bujqësore të Francës dhe Brukselit.
Protesta e tyre simbolike vjen përpara një panairi të rëndësishëm bujqësor. Edhe pse qeveria ka pranuar disa prej kushteve të tyre për subvencione, ata kërkojnë që të rregullohet me ligj e ashtuquajtura konkurencë e pandershme që vjen nga jashtë.
Që nga dita e parë kam qenë i përkushtuar për të mbështetur fermerët dhe sovranitetin bujqësor dhe ushqimor të Francës. Ftoj të gjitha sindikatat bujqësore për bisedime përpara çeljes zyrtare të panairit. Unë do të jem aty dhe do të bisedoj me gjithë të interesuarit. Jam krenar për bujqësinë dhe fermerët tanë.
Nuk kanë munguar përplasjet mes policisë dhe fermerëve edhe në Bruksel. Për të kundërshtuar marrëveshjen e gjelbër, fermerë nga e gjithë Evropa protestojnë prej ditësh në Bruksel.
Në Gjermani, ndërkohë, krahas fermerëve, po protestojnë edhe sindikatat e transportit publik.
Autobusët, tramvajet dhe metrotë pezulluan punën në pjesën më të madhe të Gjermanisë për shkak të mosmarrëveshjeve për pagesat për oraret e punës. Sindikata ka njoftuar se bisedimet kanë ngecur pasi nuk ka mirëkuptim nga qeveria.



