Thaçi: Kosovarët do të lëvizin pa viza gjatë këtij viti

Thaçi: Kosovarët do të lëvizin pa viza gjatë këtij viti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si një nga kriteret kyçe për liberalizimin e vizave.

“Kosova ka qenë vend me fat që sistemin e drejtësisë kanë udhëhequr autoritetet e OKB-së pastaj misioni dhe rendi i ligjit evropian, EULEX-i. Në kuadër të kësaj, Kosova ka arritur rezultate të prekshme në luftën e krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Në takimin në Bruksel me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në takimin me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe në takimet me  Federica Mogherinin dhe komisionerin, Johannes Hahn në bisedën e fundit që e zhvillova një ditë para takimit me kancelaren Merkel, është vlerësim i përgjithshëm, të gjithë janë të impresionuar me arritjet e drejtësisë kosovare”, ka thene Thaci per Klan Kosova.

Kreu i shtetit të Kosovës deklaroi se qëndron shumë më mirë në këtë fushë, nëse krahasohet me vendet në rajon si Bosnja, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria. Kreu i shtetit është shprehur shumë optimist se kosovarët do të lëvizin pa viza gjatë këtij viti.

Në 95 kritere që I janë kërkuar Kosovës për vizat, duke përfshirë edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Kosova i ka implementuar. Në qershor do të del rekomandimi derisa qytetarët do të lëvizin lirshëm brenda vitit. Në BE por edhe kryeqytetet si Berlini dihet se kjo çështje e vonuar. BE do të lëvizë me hapa konkret, në të ardhmen e afërt. Shoh atmosferë të mirë, shoh optimizëm në të gjitha kryeqytetet”, deklaroi presidenti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy