Nëse ende nuk keni marrë asnjë lajm të mirë, MCN Radio & Ronaldo Sharka e kanë një të tillë për ju!

Nëse ende nuk keni marrë asnjë lajm të mirë, MCN Radio & Ronaldo Sharka e kanë një të tillë për ju!

Prej ditës së hënë, 22 prill merr start programi më i ri nga MCN Radio dhe gazetari Ronaldo Sharka, “MCN Chart”.

Siç kuptohet edhe nga emri, “MCN Chart” do të jetë një “hit parade” muzikor për gati 60 minuta trasmetim live.

Nga e hëna në të premte, dëgjuesit e MCN Radio do të kenë mundësinë të dëgjojnë këngët më të pëlqyera dhe play-uara momentalisht në mbarë globin.

E hëna u dedikohet 10 këngëve më të dëgjuara në SHBA, e marta prezanton këngët më të dëgjuara të renditura hap pas hapi në Britani, e mërkura ndryshon në 360° për të prezantuar këngët më të dëgjuara latine, dita e enjte u dedikohet këngëve më të dëgjuara në Europë dhe e premtja me 10 këngët më të dëgjuara në mbarë globin, përfshirë këtu Lushnjen, Peqinin dhe Bleshin, apo s’ka lidhje?! Nejse.

Pra thënë ndryshe, prej ditës së hënë datë 22 prill ju ftojmë të gjithëve të stacionoheni në 103.1 FM në “MCN Chart” nga Ronaldo Sharka!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy