Mbrojta nga lundrimi në internet/ Greqi, mbi 15 vjeç pragu i moshës digjitale

Mbrojta nga lundrimi në internet/ Greqi, mbi 15 vjeç pragu i moshës digjitale

Qeveria Mitsotakis në Greqi ka prezantuar planin për mbrojtjen kundër varësisë nga interneti dhe mediat sociale për të miturit, një "strategji kombëtare" nisur nga shqetësimet e prindërve, mësuesve dhe fëmijëve, në lidhje me përdorimin e mediave sociale nga të miturit.

Në një kohë që problemet që vijnë nga rrjetet sociale tek të miturit dhe adoleshentët është kthyer në shqetësim kryesor në shumicën e vendeve të BE-së.

Drupal Ad

Qeveria greke la propozuar që “mosha dixhitale" të vendoset mbi 15 vjeç dhe më pas të kodifikojë të drejtat dhe masat mbrojtëse për të miturit dixhitalë.

Në këtë kuadër është diskutuar krijimi i një "karte të të drejtave dixhitale" që mund të zbatohet në të gjithë BE-në për fëmijët deri në 15 vjeç.

Synim tjetër  është vendosja e kufijve si për përmbajtjen ashtu edhe për kohën e kaluar në mediat sociale nga të miturit. Theksi është te kontrolli prindëror, një fushatë informuese do të nisë vitin e ardhshëm dhe në nivel rregullator ka dy lëvizje të menjëhershme.

Qeveria në thelb u kërkon prindërve dhe kujdestarëve që të bëhen “aleatë në përpjekjen e përbashkët”, duke aktivizuar në celularin apo tabletin e fëmijës së tyre të gjitha opsionet mbrojtëse që janë në dispozicion.

Kjo nismë është ndërmarrë pasi statistikat janë shqetësuese. Greqia renditet ndër shtetet me përdorim të madh të internetit për fëmijët nën 15 vjeç.

Statistikat thonë se 90% e moshave 13-24 janë përdorues të mediave sociale dhe kalojnë mesatarisht pothuajse 41 orë në javë në internet. Qeveria e ka bërë të qartë se nuk bëhet fjalë për një ndalim universal, por për vendosje të filtrave mbrojtës për të miturit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy