Plagjiatura, vendin e zv.ministrit e zë personi që e denoncoi

Plagjiatura, vendin e zv.ministrit e zë personi që e denoncoi

Vetëm pak ditë pas dorëheqjes së zv.ministrit të Arsimit, pas akuzave për plagjiaturë, ai është zëvendësuar pikërisht nga personi që e denoncoi.

Taulant Muka është emëruar në detyrën e zv.ministrit të Arsimit, pas largimit të Ervin Demos.

Pak javë më parë, Muka denoncoi plagjiaturën që sipas tij është e dukshme në artikullin me titullin “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, i botuar në vitin 2011, me autor Ervin Demon.

Vetë Demo, në letrën e tij të dorëheqjes, e cilësoi këtë një sulm përbaltës.

“Çdo argumentim nga ana ime kundër baltosjes në pozicionin që jam sot, do të paragjykohej vetiu dhe do linte vend për keqinterpretime, nëse unë do të mbetesha në pozicionin tim”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy