Mungesa e besimit në ekzistencën e hyjnive, Cako: Një ateist është egoist, nuk ka vend në parajsë

Mungesa e besimit në ekzistencën e hyjnive, Cako: Një ateist është egoist, nuk ka vend në parajsë

Teologu Miron Cako i ftuar në ‘Zgjohu me MCN’ ka folur lidhur me ateizmin, mungesën e besimit dhe ekzistencën e hyjnive.

Ai shprehet se gjithçka që është në materie shkon drejt një dekadence, këtë e thotë shkenca pra duke shkuar drejt kësaj do të thotë se ka një krijim dhe është një dikush mbi këtë fillim.

Sipas tij një njeri që nuk beson në ekzistencën e zotit nuk ka një ligj moral atëherë mund të përligjë krime dhe vepra të cilat janë antihumane, ndërsa një person që beson në Zot stepet ti bëjë ato sepse është ndërgjegjja e zotit brenda nesh.

Ka shumë ateist, është diçka e vjetër nuk është e re dhe fjala ateist vjen nga greqishtja e lashtë dhe do të thotë pa perëndi.

Në shek e 6 para Krishtit Kalesi ishte i pari që thoshte se nuk ekzistonin perënditë plus janë dhe disa filozof të tjerë në lashtësi që nuk besonin në perëndi por besonin në materien e përjetshme.

Kjo është një ide që sot u mor dhe u bë si një teori e re për të na thënë se materia ekziston nga vetvetja që i bie nuk ka një krijues dhe kështu ne shkojmë te mohimi i Zotit.

Ata thonë shkencërisht nuk ekziston Zoti, unë çuditem se nuk ka shkencëtar më të madh se Ashtajni që thoshte se feja pa shkencën është e verbër dhe feja pa shkencën është e çalë.

Pra ne duhet ti përshtatemi, ti dëgjojmë shkencëtarët që ishin fetar, ata besonin në ekzistencën Zotit, njerëzit në çdo kohë në çdo kulturë, kanë besuar në ekzistencën një zoti, pra njeriu është një qenie fetare sepse njeriu nuk mund të rrijë pa ekzistencën e një Zoti.

Më tej ai shtoi se të mos besosh në ekzistencën e Zotit duke mohuar realitetin do të thotë se gjithçka ekziston nga vetvetja, pra bëjmë hyjni krijesën.

Kur themi se materia është e përjetshme ekziston nga vetvetja ose të mos besojmë te Zoti që e krijoi këtë materie. Pra nëse ne besojmë se e gjithë kjo është bërë nga vetvetja bie ndesh me faktet shkencore.

Gjithçka që është në materie shkon drejt një dekadence, këtë e thotë shkenca pra duke shkuar drejt kësaj do të thotë se ka një krijim dhe është një dikush mbi këtë fillim.

Kemi disa fe monoteiste, por kemi dhe fe para Krishtit politeiste por të dyja nuk e mohojnë ekzistencën e një perëndie apo shumë perëndive.

Por nëse do kishte shumë perëndi atëherë do shihnim shumë krijime që do përplaseshin me njëra- tjetrën, atëherë dhe nëse do shihnim dy toka, dy hëna, 3 diej do mendonim se ka shumë perëndi që kanë krijuar, por duke parë se gjithçka është në një mënyrë kaq perfeksion atëherë kjo na bënë të kuptojmë se ka një krijues.

Ateisti ka diçka që ai gjithmonë ka një tundim, torturë brenda vetes sepse ka gjithmonë një pikëpyetje brenda vetes se kush e krijoi botën?

Një njeri që nuk beson në ekzistencën e zotit nuk ka një ligj moral atëherë mund të përligjë krime dhe vepra të cilat janë antihumane, ndërsa një person që beson në Zot stepet ti bëjë ato sepse është ndërgjegjja e zotit brenda nesh. Një ateist është egoist nuk ka vend në parajsë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy