
Përshkallëzohet akoma më tej lufta tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës.
Nga mesnata, tarifa amerikane mbi mallrat kineze është rritur nga 10% në 25 %, ndërsa Kina deklaron se do të kundërpërgjigjet në të njëjtën mënyrë.
Megjithatë, në kryeqytetin amerikan vijojnë tratativat.
Në orët e ardhshme pritet një takim i dy delegacioneve të drejtuara nga kreu i Tregtisë, Lightihizer dhe sekretari i Thesarit, Mnuchin, ndërsa nga ana tjetër zëvendëskryeministri kinez, Liu He.
Ky i fundit ka deklaruar se negociatat kanë për qëllim përfundimin e luftës tregtare mes dy vendeve.



