Gazetari Poli Hoxha foli mbi ngjarjen e trishtë të fëmijës 3-vjeçar që humbi jetën në një kopsht në Fier. Gjatë intervistës në MCN TV Live Hoxha u shpreh se kjo është vetëm maja e ajsbergut, ndërsa shtoi se edukatorët duhet të kontrollohen te psikologu para ushtrimit të profesionit.
Ju them me garanci që është vetëm maja e ajsbergut. Ne gazetarët e vjetër e dimë që këto janë ngjarje që përsëriten sistematikisht. Ne po shkojmë drejt vendosjes së kamerave në çdo cep të rrugës dhe nuk kemi të monitoruar vendin ku janë fëmijët e vegjël. Ministria e Arsimit e ka pasur një projekt që të ketë një server të përbashkët. Nuk mund ta dorëzosh fëmijën në një vend të pasigurt. Ndodh që punësohen njerëz të patrajnuar, me rroga të ulëta. Një edukator, edukatore duhet të kalojë të psikologu, te psikiatri, pastaj të kalojë atje. Nuk është hera e parë që mbahet e fshehtë. Mbahet e fshehtë sepse mbrojnë veten. Sa herë kanë plasur skandalet ministria e Arsimit ka justifikuar. Rruga e tyre është ose mbulimi ose justifikimi, fragmentizimi i ngjarjeve. Është njësoj si të hapësh një tabacco cigareje, të hapësh një kopsht.



