
Facebook lë jashtë rregullores së mbrojtjes së privatësisë 1.5 miliard përdorues nga Afrika, Azia, Australia dhe Amerika Latine. Për të shmangur detyrimet në bazë të ligjit të ri të Bashkimit Evropian që hyn në fuqi më 25 maj, kompani planifikon të zhvendosë selinë ndërkombëtare nga Irlanda në SHBA.



