
Është zbuluar se kush do të zëvendësojë emisionin e Ellen DeGeneres pas largimit të saj. Sipas NBC emisioni do të zëvendësohet me atë të këngëtares së njohur Kelly Clarkson.
Në fillim të këtij muaji, DeGeneres njoftoi se emisioni i saj diskutues do të përfundonte në vitin 2022 pas 19 sezonesh.
Prezantuesja tha se po largohej sepse shfaqja e saj "nuk ishte më një sfidë".
NBC tha se “Kelly Clarkson Show” - tani në sezonin e saj të dytë - do të zëvendësojë programin e DeGeneres nga vjeshta 2022.
Tracie Wilson, nënkryetari ekzekutiv i NBCUniversal Syndication Studios, tha: "Kelly dhe i gjithë ekipi ynë i prodhimit vunë zemrën, qëllimin dhe pasionin e tyre të pabesueshëm për të bërë një shfaqje që jehon me njerëz të të gjitha moshave, kulturave dhe prejardhjeve.
"Ne po punojmë për disa plane të mëdha për sezonin e tretë dhe po presim me padurim të bëhemi emisioni kryesor i ditës për vitet që vijnë."
Clarkson, 39 vjeçe, fitoi sezonin e parë të American Idol në 2002 dhe vazhdoi të ketë hite me këngë të tilla si “Stronger”, “Miss Independent” dhe “Since U Been Gone”.
Kohët e fundit, ajo ka lansuar “The Kelly Clarkson Shoë”, një program i gjatë një orë dhe që ka të ftuar persona të famshëm. Programi mori vlerësime të mëdha në vitin 2019.
Kujtojmë se DeGeneres, zbuloi në fillim të këtij muaji se po tërhiqej nga shfaqja e saj në fund të kontratës së saj aktuale.
Largimi i saj erdhi pas uljes së vlerësimeve dhe akuzave për disa anëtarë të stafit se vendi i punës ishte një ambient toksik.
Burimi: BBC Përshtati: MCNtv.al



