
Bashkimi Europian shpalli ditën e sotme Rusinë në listën e tij të zezë të parajsave fiskale, një lëvizje kryesisht simbolike për një vend tashmë nën sanksione ekonomike të lidhura me pushtimin e Ukrainës.
Përveç Rusisë, në këtë listë janë përfshirë edhe Ishujt e Virgjër Britanikë, Kosta Rika dhe Ishujt Marshall, teksa lista përfshin 16 subjekte.
Shtimi i një vendi në listë e bën më të vështirë tregtinë dhe bizneset në të, shpjegoi një zëdhënës i Këshillit Europian.
Megjithatë, lista është kritikuar për joefikasitet nga organizata joqeveritare Oxfam.
Në të njëjtën kohë, Maqedonia e Veriut, Barbados, Xhamajka dhe Uruguai u hoqën nga “lista gri” pasi përmbushën angazhimet e tyre.



