Kryeministri Edi Rama po shkon kundër mesazheve të dhëna nga Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry. Kështu është shprehur Kreu i Departamentit për Rend dhe Siguri në PD Enkelejd Alibeaj teksa akuzoi kryeministrin Rama për lidhje me krimin.
Duke përmendur lirimin e Petrit Bardhit, administratorin e Ramës për Kaçinarin, ai theksoi se kreu i qeverisë i jep krimit pushtet dhe më pas e mbron nga drejtësia. Sipas Alibeajt zgjedhja e kryeministrit nuk është drejtësia por Ndoka, Prenga Rroshi dhe Bardhi.



