Aksioni i opozitës brenda Parlamentit do të udhëhiqet nga Gazment Bardhi i cili së bashku me deputetët e Rithemelimit do të kundërshtojnë përbërjen e komisioneve dhe do të kërkojnë mocion me debat me kryeministrin Rana. Gazetari Andon Kello në një lidhje me MCN Live tha se nuk pritet që Rama të marrë pjesë në seancën e sotme.

Ka një aksion që do të jetë brenda dhe jashtë Parlamentit. Brenda Parlamentit aksioni do të udhëhiqet nga Gazment Bardhi për të kundërshtuar dy komisionet dhe për të kërkuar mocion me debat me kryeministrin Rama. Jashtë Parlamentit do të mbahet një protestë nga opozita për të kërkuar dorëheqjen e Ramës. Do të jetë seancë e gjatë, do të vijojë deri në orët e vona. Ka disa projektligje në rend dite.
Janë paraqitur deputetët e Rithemelimit.
Deri tani Rama nuk është i pranishëm,. Ka qenë vetëm të hënën e javës së kaluar. Dhe në seancën e sotme nuk pritet që të marrë pjesë.



