
Artur Ribaj, ekspert financash tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Economy se Banka e Shqipërisë i ka të kufizuara mundësitë për t’u përshirë në tregun e këmbimit valutor dhe nuk mund të jetë i vetmi aktor i cili duhet t’i kërkohet kjo përgjegjësi.
Sipas Ribajt kjo mund të sjellë shumë risqe dhe kaos në treg.
Banka e Shqipërisë i ka të kufizuara mundësitë për t’u përshirë në tregun e këmbimit valutor dhe nuk mund të jetë i vetmi aktor i cili duhet t’i kërkohet kjo përgjegjësi. Duhet shpërndarë përgjegjësia me aktorë të tjerë, që janë struktura të shtetit dhe të mos kërkohet ndërhyrje nga BSH, të cilat i gjykoj se përmbajnë risk nëse vijohet të kërkohen ndërhyrje të herëpashershme. Duket se krijon më tepër problematika për aktorët më të vegjël.
Çdo ndërhyrje e BSH në tregjet valutore është ndërhyrje që nuk vjen natyrshëm, nuk është forcë tregu e zakonshme që vepron. Mbahen dhe kosto nga BSH për këto ndërhyrje të cilat mund të sillen me lëvizjet e kursi të këmbimit që ndodhin më pas. Në përfshirjen e aktorëve më të vegjël në këto lëvizje të tregut krijojnë çorientim dhe mund të krijojnë në kaos më tepër.
Nuk është vetëm Banka e Shqipërisë që duhet t’i kërkohet llogari. Është një prej aktorëve, ka dhe të tjerë që duhet të përfshihen për të eliminuar këto flukse të euros që japin këto efekte.
Shteti e di fare mirë kush janë institucionet që mund të thirren në Komisionin e Ekonomisë dhe masat që duhet të merren për të ndaluar këto efekte. Nuk më shqetëson fakti i forcimit të lekut, por sa e vërtetë është dhe çfarë mund të sjellë kjo pavërtetësi.



