Kim e mban premtimin, Koreja e Veriut nis çmontimin e stacionit të saj të raketave (VIDEO)

Kim e mban premtimin, Koreja e Veriut nis çmontimin e stacionit të saj të raketave (VIDEO)

Korea e Veriut duket se ka nisur çmontimin e pjesëve të stacionit të lëshimit të raketave në veriperëndim të vendit.

Imazhet satelitore të stacionit Sohae  u panë nga baza amerikane e grupit 38 Veri dhe mendojnë se Pyongyang po mban premtimin që i dha SHBA-ve në qershor.

Presidenti Donald Trump tha se lideri koreanoverior Kim Jong-un është zotuar të shkatërrojë një motorr të vendit të testimeve, por nuk specifikoi se cilin prej tyre.

Pyongyang ka pohuar se Sohae është një vend i nisjes së satelitit.

Por zyrtarët amerikanë dyshojnë se ajo është përdorur për të testuar raketat balistike.

Gjatë një takimi historik mes presidentit Donald Trump dhe Kim Jong-un në Singapor muajin e shkuar, të dy liderët firmosën marrëveshjen për të punuar së bashku për denuklearizimin e plotë të gadishullit korean.

North Korea appears to have started dismantling key facilities at a rocket-engine test center, a group of experts said, potentially marking a significant step after last month's summit between Kim Jong Un and President Donald Trump

Por marrëveshja u kritikua për mungesën e detajeve apo për faktin se nuk dihet se si Pyongyang do të heqë dorë nga armët bërthamore.

Çmontim i dukshëm i faqes së testimit Sohae vjen në mes të pyetjeve në rritje lidhur me gatishmërinë e Koresë së Veriut për t'u përmbajtur zotimeve të bëra në samitin e 12 qershorit.

Më herët të hënën, Presidenti Trump tha se ishte "shumë i lumtur" me përparimin në marrëdhëniet me Korenë e Veriut, duke thënë se Pheniani nuk kishte nisur asnjë raketa apo nuk kishte kryer ndonjë test bërthamor gjatë nëntë muajve të fundit.

Në një mesazh në "Twitter" më parë ai theksoi se nuk ka asnjë afat kohor për Korenë e Veriut për denuklearizimin e plotë të gadishulluit dhe nuk ka nevojë të nxitojnë me procesin.

Por sipas raporteve të fundit bazuara në informacionet e inteligjencës amerikane, Koreja e Veriut mund të vazhdojë fshehurazi programin e saj të armëve.

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy