Autobusi rrëzohet në humnerë, humbin jetën 44 persona e dhjetra të plagosur (VIDEO)

Autobusi rrëzohet në humnerë, humbin jetën 44 persona e dhjetra të plagosur (VIDEO)

Një aksident i rënd i ka marr jetën të paktën 44 persona, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin doli nga autostrada duke përfunduar në një humnerë.

Autobusi u përplas rreth 100 metra në përrua në pjesën malore të jugut të Perusë, duke shënuar përplasjen e dytë të madhe të autobusit në vend këtë vit. Vdekjet u njoftuan nga një zyrtar lokal, sipas Reuters.

"Sipas një raporti nga Policia Kombëtare e Perusë, tani ka 44 vdekje të konfirmuara," tha Yamila Osorio, guvernatori i rajonit të Arequipa ku ndodhi aksidenti.

Është e paqartë saktësisht se sa njerëz ishin në autobus, por një version zyrtar tha se numri i personave në bord ishte 45. Megjithatë, nuk kishte një regjistër zyrtar të pasagjerëve.

Aksidenti tragjik vjen pak më shumë se një muaj kur në një aksident në fillim të janarit, u vranë 48 vetë pasi një autobus u përplas me një kamion në bregun e Paqësorit.

Tragjedia e së mërkurës ndodhi në një kurorë të autostradës Panamericana Sur. Rrugët në Panama kanë aksidente të shpeshta, pasi infrastruktura konsiderohet e pasigurt dhe për shkak se shoferët e autobusëve në përgjithësi nuk kanë trajnimin e duhur.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy