Temperaturat deri në 21 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat deri në 21 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura dhe alternime kthjellimesh.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe të izoluara në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër.

Më pas për pjesën tjetër të ditës mot kryesisht i kthjellët si dhe vranësira kalimtare.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore 2 deri 17°C         

-në zonat e ulëta 3 deri 21°C           

-në zonat bregdetare 5 deri 21°C

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy