
“Foltorja e Berishës i drejtohet SHBA dhe është kundër interesit të Shqipërisë”, kështu u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “Arnautistan” në MCN TV analisti Lorenc Vangjeli teksa fliste për zhvillimet politike në vend.
Përmes një shkrimi të tij Vangjeli shprehet se Berisha do ta kishte më të lehtë të padiste Blinken në gjykatën e Kurbinit se sa në atë të Parisit.
“Pse e paditi Blinken në Paris dhe jo në gjykatën e Kurbinit, sepse ka të njëjtat shanse si në Paris dhe në Kurbin, madje në Kurbin do ta kishte më të thjeshtë. Çështja e juridiksionit territorial është debat që vazhdon në Europën e qytetëruar. Një gjyqtar në Kurbin do të kërkonte ndihmë nga Kushtetuesja dhe gjykatësit tanë do shkonin në Venecia ata do ti adresonin te neni 3 i kushtetutës që thotë se shteti shqiptar ruan të drejtat e njeriut. Por Foltorja e Berishës po ta vësh re i drejtohet SHBA dhe është kundër interesit të Shqipërisë”, tha Vangjeli.



