Zgjedhjet/ Zaloshnja: Basha të mbajë përgjegjësi për rezultatin e dobët, opozita ka nevojë për lider të ri (VIDEO)

Zgjedhjet/ Zaloshnja: Basha të mbajë përgjegjësi për rezultatin e dobët, opozita ka nevojë për lider të ri (VIDEO)

Një ditë më parë vendi u zhvilloi zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit nga të cilat, 5 i mori PS dhe një u fitua nga Bardh Spahia kandidati i Shtëpisë së Lirisë.

Lidhur me këtë në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV analisti Eduard Zaloshnja deklaroi se duke u nisur nga rezultati i dobët që siguroi Basha me kandidatët e tij duhet të mbajë përgjegjësi.

Ai tha se nuk sheh asnjë mundësi që as në zgjedhjet e ardhshme të pas një viti apo ato pas 3 vjetësh opozita të jetë fituese. Sipas Zaloshnjes pa një lider të ri në krye të opozitës dhe për aq kohë sa PD do të jetë e ndarë, Rama do të jetë gjithmonë fitues në zgjedhje.

Intervista e plotë

Me Rrogozhinën duket se nuk ishit brenda parashikimeve. Pse çedoi Shtëpia e Lirisë në këtë bashki përballë PD-së së Lulzim Bashës?

Në Rrogozhinë nuk kisha bërë ndonjë sondazh të veçantë, kisha bërë sondazh për të 6 bashkitë bashkë por nuk kisha mjaftueshëm të anketuar për të nxjerrë një rezultat të veçantë për Rrogozhinën. Kuptohet Rrogozhina ka ndjekur trendin e bashkive të tjera ku në vend të parë kanë dalë kandidatët e PS. Është bashki aq e vogël saqë s’mund ta ndiqja dot nga afër. E përgjithshmja është që në vend të parë kanë dalë kandidatët e PS me 55% të votave, në vend të dytë Shtëpia e Lirisë me 31% dhe në vend të tretë kandidatët e PD me 14 % të votave. Ky është lajmi më i rëndësishëm stilistikisht.

Me rezultatet që pamë, Lulzim Basha, çfarë përfaqëson sot?

Përkthimi që i bëra unë Bashës që s’kam humbur ndonjëherë lidhet me faktin që në 2005 ai kishte një garë dhe fitoi, kur ishte në Elbasan kandidat ai vetë dhe ata patën sukses. Basha me deklaratën e bërë sot u kap me episode të së shkuarës dhe më i rëndësishëm ishte kur ishte në garë përballë Ramës për kryetar bashkie, por ato lloj garash i përkasin të shkuarës. Ai tani është lideri i kësaj partie dhe nuk mund të justifikohet se vetë Basha nuk ishte kandidat për Rrogozhinën apo Vorën. Kandidatët e përzgjedhur dhe përkrahur prej tij dalin kaq dobët me 14% të votave dhe ai duhet të mbajë përgjegjësi për këtë.

PD presupozoi të ishte partia kryesore opozitare në këtë garë sepse Shtëpia e Lirisë të dalë kaq dobët në 6 bashki dhe të marrësh 14% duhet të mbash përgjegjësi sepse nuk ke përkrahje kur aty është çereku i popullsisë së Shqipërisë.

Zaloshnja sa është efekti LSI në atë që mund të shihet si epërsi e Shtëpisë së Lirisë ndaj PD-së Lulzim Bashës?

Efekti i LSI mund të ketë qenë i ndjeshëm relativisht në Shkodër sepse aty LSI ka pasur 8500 vota në bashkinë e Shkodrës dhe logjika bën që shumë vota për Bardh Spahinë mund të kenë qenë nga LSI. Në Dibër nuk ka pasur shumë, në Lushnje pak, ndërsa në Durrës mund të ketë pasur njëfarë ndikimi, por ishte mospjesëmarrja e elektoratit opozitar ishte shumë e theksuar në Durrës saqë i dha dorë dhe i hapi fushë të lirë kandidatit të PS.

Ndërhyrja e Juri Kim duket se pati zero efekt të paktën në përballjen Berisha-Basha?

Nga pikëpamja e statistikave Ramës i pëlqen dhe volit që dhe në zgjedhjet e vitit të ardhshëm në të gjitha bashkitë, i intereson sepse duket qartë se nga kjo që ndodhi dje përsa kohë opozita paraqitet me dy palë kandidatë Rama është i fituar. Kjo nuk është as politike as idelologjike është thjesht një llogari e thjeshtë statistikore. Sado përqindje të vogël të marrë Basha e dëmton kandidatin tjetër opozitar dhe Rama fiton.

Zaloshnja, sa e ndihmoi Tom Doshi Partinë Socialiste në Shkodër?

1/3 e votave ishin njerëz që vjet votuan për partinë Social Demokrate. Nuk shoh një mundësi reale që opozita si ajo e Bashës dhe ajo e Berishës të ketë ndonjë shans në të ardhmen që të dalë e para në zgjedhjet pas një viti apo ato pas 3 vitesh për arsyen e thjeshtë sepse në kulmin e pushtetit Berisha në 2009 PD në atë kohë morën 740 mijë vota, ky është maksimumi që ka arritur PD dhe koalicioni i vet pas ‘97, ndërsa PS me aleatët e saj të vegjël merr 750 mijë vota nëse sot i zgjon votuesit e majtë nga gjumi. Këtë ma tregojnë sondazhet. Nuk shoh stilistikisht një mënyrë sesi Berisha në krye të frontit të tij opozitar dhe Basha në krye të SHQUPit nuk arrijnë të bëjnë dot 700 mijë vota dhe bashkë po të bëhen nuk i arrijnë dot.

Pa një lider të ri jo vetëm të SHQUPit por të gjithë opozitës, duhet një personalitet i jashtëzakonshëm shumë dominues në mënyrë që të gjithë votuesit e thjeshtë dhe aktivistët ta kuptojnë se ai do të jetë lideri që do i sjellë në pushtet, nuk e di nga do na vijë por duhet të jetë i aftë të bindë pjesën e opozitës pa Berishën dhe Bashën sepse dhe të bashkohen bashkë nuk e mundin Ramën. Rama ka një parti me rrënjë 80-vjeçare që është rinovuar herë pas here, por rrënjët e saj të thella janë në vitin ’41. Gjyshi mund të ketë vdekur por ka mësuar që nipi të votojë për PS. U bë kaq kohë që bëj sondazhe por janë 750 mijë votues që votojnë PS edhe sikur në krye të jetë Fatos Nano, edhe sikur të jetë Edi Rama apo edhe nëse vjen Erion Veliaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy