Një farmaci është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës, teksa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ngjarja ndodhi në bulevardin Vlorë-Skelë, rreth orën 02:30 e natës dhe dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm.
Më datë 03.10.2022, gjatë natës, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht, një subjekt privat “Farmaci”, në administrim të shtetases R. I, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale," njoftoi policia..
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.



