Largohet nga Rusia linja e veshjeve H&M

Largohet nga Rusia linja e veshjeve H&M

Rrjeti i veshjeve H&M ka njoftuar se do të dalë nga tregu në Rusi, përballë sanksioneve të vendosura ndaj vendit, pas ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë.

Kjo është bërë e ditur nga kompania suedeze shumëkombëshe Hennes & Mauritz.

Gjiganti suedez kishte pezulluar shitjet e tij në Rusi marsin e kaluar, menjëherë pas fillimit të luftës në Ukrainë. Ditën e sotme erdhi dhe njoftimi për daljen graduale nga vendi.

Pas shumë reflektimeve, konstatojmë se është e pamundur të vazhdojmë biznesin tonë në Rusi, duke pasur parasysh situatën.

Kështu deklaroi menaxherja e përgjithshme e grupit suedez, Helena Helmersson, në një deklaratë të kompanisë.

Grupi H&M, sipas të dhënave të publikuara në faqen e tij të internetit, kishte 150 dyqane në Rusi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy