Thirrja e Papa Françeskut për LGBTQI/ Gurra: Papa është në “presion”, po lobohet fuqishëm në botë për këtë dukuri anormale (VIDEO)

Thirrja e Papa Françeskut për LGBTQI/ Gurra: Papa është në “presion”, po lobohet fuqishëm në botë për këtë dukuri anormale (VIDEO)

Papa Françesku së fundmi ka përkrahur pjesëtarët e LGBTQI, teksa tha se “homoseksualiteti është mëkat, por nuk duhet kriminalizuar”?

A jep kjo deklaratë mesazhe për mbështetjen e këtij komuniteti.

Këtë deklaratë ish-Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, e vlerësoi në emisionin “MCn live”, në kuadrin e presionit në të cilën gjendet Papa, teksa lobohet fuqishëm nga qarqe të caktuara në botë lidhur me këtë anormalitet.

Kisha dhe xhamitë nuk janë objekti kulti vetëm për falje, objektet e fundit i shërbejnë edhe formësimit të njeriut, të gjithë njerëzit gabojnë por objektet e kultit, e formësojnë njeriun.

Unë nuk do doja të mendoja dhe ta pranojë që jo Papa si person, por pozicionimi i Kishës Katolike në një moment të caktuar të mund të rrëshqitet në një pranim qoftë dhe indirekt të homoseksualitetit si normalitet.

Po lobohet fuqishëm në të gjitha kanalet e mundshëm ne rrugë demokratike, ka një agjendë që po ecën në varësi të vendeve, dhe sigurisht qe edhe vet Papa, është në një “presion” të tillë, nuk do jete kohë shumë e largët që të ketë një avancim të kësaj, por thjesht nga lëvizjet në një sërë shtete në raport edhe me legjislacionin juridik të tyre, qoftë në Evropë, por edhe në kontinentet tjera, të cilat çojnë të gjitha drejt një pikësynimi, normalizimin e kësaj dukuri që është anormalitet, sigurisht që patjetër është, mëkat përtej mëkatit.

Ish-myftiu Gurra, insiston se e gjithë kjo është “falë” agjendës së mirëfilltë nga qarqe të caktuara ndërkombëtare me qëllim largimin nga sfera të besimeve dhe religjioneve.

E gjithë kjo bëhet me qëllim që të jetë një normalitet që nuk mund të shmanget, ndaj them se është agjendë e mirëfilltë, që ecin nga qarqe të caktuara.

Por e them se është një fushatë e mirëfilltë ndërkombëtare në raport me besimin dhe pabesimin, duke nxjerrë jashtë sferës publike, mendimin mbi rolin e fesë apo mbi të vërtetën e fesë.

Në fund të fundit, e gjithë kjo amulli krijohet për të larguar nga sfera njeriun, besimet dhe religjionet. Kjo sjell pasoja  fatale për individin, familjen dhe në fund shoqërinë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy