Berisha: Dënoj kërcënimet ndaj punonjësve të drejtësisë. Politikanët që përdorin telefona të kriptuar, të jenë objekt i dekriminalizimit

Berisha: Dënoj kërcënimet ndaj punonjësve të drejtësisë. Politikanët që përdorin telefona të kriptuar, të jenë objekt i dekriminalizimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dënoi kërcënimet ndaj punonjësve të drejtësisë.

Duke folur në seancën e sotme parlamentare, ai tha se dënon me ashpërsinë më të madhe si një nga krimet më të rënda, çdo kërcënim ndaj çdo hetuesi, prokurori, gjykatësi, gazetari dhe cilido tjetër.

Ai shtoi se këto kërcënime shfrytëzojnë rrjedhjen e informacioneve dhe pazarin që bëhet me informacionet.

Kush e bën? Militantët tuaj e bëjnë, patronazhistët tuaj e bëjnë. Ata nxjerrin dosjet në treg te kriminelët dhe kriminelët më pas u vërsulen prokurorëve dhe gjykatësve.

Kujt i vijnë këto kërcënime? A e dini se të gjithë ata që janë marrë dhëmb për dhëmb me bandat, siç ishte kjo Selimi- unë nuk e njoh, siç është kjo në SPAK, ata dekonspirohen nga njerëzit tuaj, militantë që shesin informacione.

Si ka mundësi, t’ju bëj një pyetje- që nuk gjendet asnjë rrjedhës i informacioneve të dosjeve top-sekret. Dosjet e drejtësisë janë top-sekret në gjithë botën.

Kjo është bërë rrugë dhe asnjë nuk gjendet. Kjo është një formë presioni të tmerrshëm ndaj tyre.

Po natyrisht, kur vihet Taulant Balla, njeriu i lidhur më shumë se kushdo tjetër me bandat në krye, nga të mos dalë çdo sekret? Nuk gjeni një rrjedhës se jeni vetë rrjedhës.

Propozimi im është ky: çdo politikan, çdo deputet dhe deputete, që ka përdorur EncroChat, që ka përdorur aplikacionin SKY ECC, që ka përdorur telefona të tjerë të kriptuar, ai të jetë objekt i dekriminalizimit.

Shoh se po largoni policë, shumë mirë. Por duhet të bëjmë në radhë të parë transparencën e politikanëve se ata janë udhëheqësit e krimit të organizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy