Turqit djegin bizneset siriane/ Mbyllet kufiri, sirianët godasin ushtrinë turke

Turqit djegin bizneset siriane/ Mbyllet kufiri, sirianët godasin ushtrinë turke

Akuzat për abuzim seksual nga një sirian në qytetin Kaiseri të Turqisë kanë shkaktuar trazira të mëdha. Shumë qytetarë të revoltuar kanë djegur makina dhe biznese në pronësi të emigrantëve sirianëve.

 

Drupal Ad

 

 

 

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan fajësoi opozitën për nxitjen e urrejtjes ndaj emigrantëve sirianë.

Ksenofobia dhe urrejtja ndaj refugjatëve në vendin tonë nuk duhet të ndizet sepse kjo nuk jep ndonjë rezultat pozitiv. Ne e dimë se kush po i tërheq fijet për të organizuar këto ngjarje por, as ne, as vëllezërit tanë sirianë, nuk do të biem në këtë grackë dinake. Më shumë se 670,000 sirianë janë kthyer në zonat në veri, ku Turqia ka operuar për të krijuar zona të sigurta. Çështja e refugjatëve do të zgjidhet në mënyrë njerëzore dhe morale.

Ministri i Brendshëm Ali Jerlikaja ka njoftuar arrestimin e dhjetëra protestuesve, teksa guvernatori lokal bëri thirrje për qetësi.

Protesta e turqve në Kaiseri shkaktoi reagime përtej kufirit, në Siri. Në Atareb, qytet nën kontrollin e trupave turke, qindra protestues u çuan kundër ushtrisë turke. Në një qytet tjetër protestuesit sirianë dogjën flamurin turk, ndërkohë që nuk munguan përplasjet nëpër pikat kufitare. Ankaraja ka mbyllur aktualisht kufirin me Sirinë deri në qetësimin e situatës.

Mediat turke shkruajnë se ngjarja është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale me anë të llogarive false. Ngjarja vjen pak ditë pasi presidenti Erdogan tha se ishte i hapur për t'u takuar me presidentin sirian Beshar al-Asad për të rivendosur lidhjet midis dy vendeve.

 Sa i përket situatës me emigrantët në Turqi, sipas mediave vendase, për shkak të problemeve ekonomike, mbi 3 milion sirianët emigrantë po shihen përditë e më tepër si barrë. Po ashtu, shumë sirianë akuzojnë autoritetet turke për trajtim racist.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy