Flaket kanë djegur një shtëpi pushimi në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, ndërsa zjarri i cili ka përparuar drejt qendrës së qytetit po rrezikon dhe kishën.
Operacioni për shuarjen e flakëve vijon nga toka dhe ajri ku janë të angazhuar mbi 40 automjete zjarrfikëse si dhe 150 forca.



