“Corriere della Sera”: Elbasani, zemra e trafikut të drogës Shqipëri-Itali

“Corriere della Sera”: Elbasani, zemra e trafikut të drogës Shqipëri-Itali

 “Elbasani, një qytet me 125 mijë banorë në qendër të Shqipërisë, është një prej vendeve prej të cilave duket se dalin vetëm gjëra të këqija. Elbasani është ana tjetër e aksit që lidh Shqipërinë me provincën e Vareses në Itali. Elbasani është djepi i xhihadizmit europian, vend i radikalizimit ku kalojnë si “ushtarët”, edhe ata që duan të bëhen kamikazë”. Kështu e nis shkrimin e saj e përditshmja italiane “Corriere della Sera”, e cila ka bërë një reportazh të shkurtër mbi “rrugët”e narkotrafikut që lidhin Shqipërinë me Italinë.

“Nga Elbasani vinte Bledar Ibrahimi, i dëbuar në mars 2016 nga Pozzo d’Adda, mes provincave të Milanos dhe Bergamos, pasi i tërhequr nga idetë e Shtetit Islamik kishte shprehur dëshirën për  të luftuar në radhët e organizatave terroriste. Por marka më e famshme e këtij qyteti mbetet droga. Një vit më parë policia gjeti atje një kapanon për prodhimin e kokainës sipas stilit kolumbian. Kolaumbianët kishin çuar në Shqipëri përvojën e tyre për prodhimin e kokainës së cilësisë së lartë që sillte përfitime të majme”, thuhet në shkrim.

Në këtë xhiro milionash kanë hyrë edhe lombardët, mes të cilëve spikat emri i Pasquale D’Ambrosios dhe udhëtimet e tij të shpeshta drejt Shqipërisë. Nuk mund të ketë tjetër rajon në Itali kaq të “disponueshëm” për të siguruar pilotë dhe pista private e publike për mjetet e fluturimit.

Në provincën e Vareses duket se përmblidhen të gjitha interesat kriminale të Lombardisë dhe Shqipërisë. Vendi me 10 mijë banorë është vatër e një organizate të fuqishme, krerë të të cilës janë hetuar, vënë në arrest shtëpie apo ia kanë mbathur në Shqipëri, thuhet në shkrim.

Edhe në Varesotto, bandat shqiptare drejtojnë trafikun e drogës. Me kalimin e kohës, ato janë maturuar, kanë përsosur shpërndarjen dhe kanë shtuar lidhjet.

Për udhëtimet drejt Shqipërisë, korrierët e drogës shfrytëzojnë tre avantazhe që u jepen. E para është numri i madh i fluturimeve në fundjavë, kur edhe amatorët preferojnë të ngrihen nga pistat e tyre.

Avantazhi i dytë është mundësia për të fluturuar ulët, në mënyrë që të mos kapen nga radarët, ndërsa i treti ka karakter gjeografik. Për shkak të distancës së shkurtër, fluturimet nuk zgjasin shumë dhe bandat shqiptare të drogës kanë në të gjithë Italinë pika mbështetjeje të mbrojtura, si p.sh. në Pulia.

"Disa ekspertë të hetimit të trafiqeve e krahasojnë mafian shqiptare me atë të Kolumbisë. Fakti që ka ngjashmëri, por edhe diferenca të mëdha me Kolumbinë, nuk e ndryshon aspak profilin kriminal të vendit përtej Adriatikut", thekson shkrimi.

Në tregun e kokainës kanë hyrë shumë prej skafistëve të viteve ’90, koha e eksodit të madh drejt Italisë, ndërsa gjithnjë e më shumë në hetime dalin emra të personazheve të famshëm. Në një operacion në Elbasan një vit më parë u kap edhe nipi i diktatorit komunist, Enver Hoxha. / Corriere della Sera / Përgatiti: Gazmira Sokoli /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy